Donald Trump është rikthyer. Pas një muaji larg vëmendjes së publikut, ish-presidenti zgjodhi konferencëm konservatore të CPAC për të filluar përpjekjen e tij për ringjalljen politike. Numri i qytetarëve të mbledhur për të dëgjaur fjalimin e ish-presidentit ia kalonte atyre të viteve të tjera pasi mbështetja e tyre për Trump, pavarëisht disfatës elektorale dhe sulmit ndaj Kapitol Hill, nuk u tjetërsua.
Për mbështetësit e ish-presidentit në parti duket se kishte një dritë në fund të tunelit të dielën. Në fjalimin e tij të parë që kur Joe Biden u bë president, Trump njoftoi se do të do të rikandidonte sërish në vitin 2024 dhe turma dha miratimin e saj të plotë. Ai tha se nuk ka në plan të nisë një parti të re politike, duke thënë në një konferencë kjo do të përçante votat e Republikanëve.
Trump kritikoi ashpër pasardhësin e tij, duke thënë se politika e SHBA-ve kishte shkuar nga “Amerika së pari në Amerika e fundit”.Fjalimi vjen disa javë pasi Trump u shpall i pafajshëm në një gjyq për fajësimin.
Paraqitja e tij në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Orlando të Dielën ishte tregues i ndikimit të tij të vazhdueshëm mbi Partinë Republikane. Mes figurave pro-Trump, që morën pjesë në konferencë ishte Senatori i Teksasit Ted Cruz dhe djalin e tij Donald Trump Jr midis folësve.
Ish presidenti është ende i përjashtuar nga platformat e mediave sociale, përfshirë Facebook dhe Twitter, për përgjigjen e tij ndaj trazirave vdekjeprurëse në Kapitolin. Ai ka jetuar në vendpushimin e tij të golfit Mar-a-Lago në Florida që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar.
Ish-presidenti 74-vjeçar u brohorit nga mbështetësit kur u shfaq në konferencë me më shumë se një orë vonesë. Shumë njerëz në turmë nuk kishin veshur maska.
“Unë qëndroj para jush sot për të deklaruar se udhëtimi i pabesueshëm që kemi filluar së bashku katër vjet më parë është larg përfundimi,” tha ai. “Ne jemi mbledhur këtë pasdite për të folur për të ardhmen, të ardhmen e lëvizjes sonë, të ardhmen e partisë tonë dhe të ardhmen e vendit tonë të dashur.”

Ai hodhi poshtë çdo ide se ai mund të fillonte një parti të re politike, duke përshkruar thashethemet si “lajme të rreme”. “A nuk do të ishte e shkëlqyer? Le të fillojmë një parti të re në mënyrë që të ndajmë votën tonë dhe të mos fitojmë kurrë,” bëri shaka ai.
“Ne kemi Partinë Republikane. Ajo do të bashkohet dhe do të jetë më e fortë se kurrë më parë.”
Pavarësisht se humbi zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe u kritikua thellë gjatë trazirave të janarit, raportet sugjerojnë se Trump mbetet jashtëzakonisht popullor në mesin e shtresës së mesme amerikane.
Javën e kaluar një sondazh sugjeroi që 46% e votuesve të anketuar do të votonin për të nëse ai do të linte Republikanët dhe të fillonte partinë e tij.
Në fjalimin e tij, Trump përsëriti pretendimet se ai humbi zgjedhjet e nëntorit ndaj Demokratëve për shkak të vjedhjes së votave dhe ai la të kuptohej një rikandidim tjetër në vitin 2024. “Në të vërtetë ju e dini që ata e humbën Shtëpinë e Bardhë. Por kush e di? Mund edhe të vendos t’i mund për herë të tretë? “, tha Trump.
Ai kritikoi administratën e re, duke kritikuar Biden për ndryshimin e vijës së tij të ashpër ndaj emigracionit dhe sigurisë së kufijve amerikan.
“Ne të gjithë e dinim që administrata e Biden do të ishte e keqe, por askush nga ne as nuk e imagjinonte se sa keq do të ishin dhe sa larg do të shkonin”, tha ish-presidenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje