Politike

Celibashi thirrje partive: Mos i dorëzoni listat e kandidatëve në momentin e fundit

Një javë nga data 8 mars, kur është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve, Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje partive politike, që të mos presin çastet e fundit.

Teksa inkurajon partitë që të zgjedhin kandidatë me integritet dhe që plotësojnë kushtet, Celibashi bën thirrje që të mos presin momentin e fundit për dorëzimin e dokumentacionit. Kjo sipas Celibashit edhe për t’i dhënë kohën e duhur KQZ për të administruar dokumentacionin.

“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & tí japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”, shkruan Celibashi në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë