Politike

Meta: Na duhet pjesëmarrje historike për referendumin e 25 Prillit

Një javë para përfundimit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve, Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi kërkoi që partitë politike të mos presin datën e fundit, kërkesë kjo që u mbështet edhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Mbështes plotësisht thirrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, drejtuar partive politike, për të dorëzuar brenda afateve listat e kandidatëve.

Sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pakapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë