Politike

BE nuk ka datë për çeljen e negociatave: Tani duam kandidatë të pastër në 25 Prill

Zgjedhjet e 25 Prillit duket se kanë qënë kryefjala e takimit që kryeministri Edi Rama dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian kanë mbajtur sot takimin e njëmbëdhjetë të Këshilli i Stabilizim-Asociimit. Nga ana e tij unioni europian  ka vlerësuar reformën Reformën në Drejtësim, duke theksuar në një deklaratë pas takimit se organet e reja të drejtësisë kanë filluar të veprojnë, por sinjalizoi se zgjedhjet e ardhshme do t’i shtohen listës së kushteve të vendosura nga unioni për hapjen e negociatave me vendin tonë.

Në takim morën pjesë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit, Josep Borrell dhe Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Olivér Várhelyi, të cilët e vunë theksin të dy tek zgjedhjet e prillit, listat e pastra dhe mbarëvajtjen demokratike të votimeve.

Borrell tha gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp se partitë duhet të sigurohen që të kenë në lista kandidatë me integritet dhe u bëri thirrje të gjtiha palëve politike ta kenë integrimin qëllimin e vetëm. Ai kërkoi nisjen e proceseve gjyqësore kundër atyre që akuzohen për blerjen e votës, duke thënë se ky është një kusht në miratimin e kuadrit negociues.

“Do ju japim një mbështetje të paprecedentë dhe Këshilli i Sotëm ishte një mundësi për të kuptuar se si jemi ne në marrëdhënien tonë, ne përgëzuam Shqipërinë për zbatimin e Reformave, vecanërsht të sundimit të ligjit. Në zgjedhjet e 25 prillit, theksojmë që emrat e kandidatëve të jenë me integritet, është një nga aspektet kyçe, ne kemi një mesazh për të gjitha palët politike, integrimi në BE duhet të jetë një objektiv i të gjithëve, polarizimi i skajshëm nuk është i mirë dhe nuk është në interesin e shqiptarëve, por presim që të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare pas kuadrit negociues”, tha Borrell.

“Përgatitjet për zgjedhje janë në proces. E kemi inkurajuar kryeministrin që të ndjekë të gjitha aspektet e OSBE Odihr. Sa i takon çështjes specifike të blerjes së votës, raporti i fundit i Komisoinit për Shqipërinë theksoi rëndësinë e një hetimi të është dhe transparent të akuzave. Vendimi i këshillit në mars 2020 theksojnë se nisja e proceseve gjyqësore për ata të blerjes së votës duhet shikuar”, dekaroi ai.

Borrell pranoi se Bashkimi Europian nuk ka ende një datë për mbajtjen e konferencës së parë qeveritare, duke deklaruar se disa vende janë ende skeptike për Shqipërinë dhe po kërkojnë më shumë kohë.

“Nuk ka ende një datë për konferencën e parë ndërqeveritare, kemi shprehur dëshirën që kjo konferencë të ndodh sa më shpejt, deri më tash nuk kemi një datë të caktuar, pavarësisht faktit që Shqipëria ka bërë shumë ecuri, disa shtete anëtare janë të mendimit që duhet bërë më shumë për të organizuar kjo konferencë”, tha Borrell. 

Krah tij, Komisioni Varhelyi pranoi përparimin e Shqipërisë, por e vuri po ashtu theksin tek zgjedhjet duke theksuar rëndësinë e zbatimit në terren të atyre që janë arritur nga forcat politike në Shqipëri. I pyetur për shit blerjen e votës, ata tha se BE do të shikojë në terren se ç’masa do të të merren.

“Përveç asaj që tha përfaqësuesi i lartë ne po i afrohemi zgjedhjeve që janë përgatitur në një mënyrë tërësore. Kemi pasur një marrëveshje midis partive. Ky është tashmë një element i ri krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe kjo sjell garanci. Kjo reformë në përputhje të plotë me parimet e OSBE. Kjo u vijua nga opinioni i Komisionit të Venecias që ranë dakord ta zbatonin plotësisht. Shtesa e tretë e garancisë është pjesëmarrja e vëzhguesve në zgjedhje. Nga ana jonë do të ndihmojnë që vëzhguesit të jenë të pranishëm. Garanci të mjaftueshme ofrohen në sistem.

I pyetur në lidhje me rastet e nivelit të lartë të korrupsionit ai tha se kjo është diçka që e kemi biseduar dhe Shqipëria po bën përparim të qëndrueshëm. “Nuk ka dyshim që tani na duhet të shikojmë emërimet dhe funksionin e këtyre organizmave. Kur përmenda nevojën për të ndërtuar më tej bilancin këtë kisha parasysh, edhe rivlerësimi i gjyqtarëve duhet të vazhdojë. Kjo ka qenë qasja e këtij komisioni që na duhet të bëjmë përparim në terren”, tha Komisioneri për Zgjerimin.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë e vendit tonë për lënien mënjanë të rajonit për shpoërndarjen e vaksinës anti -COVID. Ai deklaroi nga Brukseli se ishte moment shokues për qytetarët shqiptarë, teksa u përballën me fushatën e vaksinimit që nisi në Europë dhe se vendi unë nuk kishte siguruar asnjë dozë. Ai tha se Shqipëria nuk është në kufi me Europën, por është e rrethuar nga ajo.

“Njerëzit u zhgënjjyen kur panë që se kishin diçka që donin të kishin. Sot ka 140 vende që skanë nisur asnjë injeksion, ka 10 vende që kanë 70% të prodhimit, është e vështirë për ne dhe shumë anëtarë të BE. Covax po nis më në fund tu japë vendeve dozat e para dhe do jemishumë të lumtuar të marrin dërgesën e parë të vaksinës astrazeneca”, deklaroi kryeministri.

Por duke ka folur dhe për integrimin e vendit në BE, duke thënë se Shqipëria sipas tij i ka përmbushur detyrat për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Jam shumë i lumtur të dëgjoj drejtpërdrejt nga ju këtu atë që kemi dësjuar, ndërsa theksohet se Shqipëria ka bërë gjithçka për çeljen e konferencës së parë ndërkombëtare, por gjëja më e rëndësishme është se ne e kemi bërë detyrën tonë. Jemi të vëmendshëm të dëgjojmë detyrën tonë Plani i prezantuar nga Varhelyi  është një instrument i dobishëm për të forcuar ekonomitë për ta bërë të ardhmen më të sigurt e më të mirë në një kohë që ne përpiqemi të luftojmë. Be është një bekim për njerëzit tani dhe për të ardhmen tonë”, tha Rama.

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi i ka kthyer një përgjigje kritikave të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria u la në harresë nga BE-së sa i përket vaksinave anti-COVID. duke deklaruar se unioni u mobilizuam menjëherë dhe sollëm mbështetje domethënëse për Ballkanin. “Për mua mendoj që është kontributi ynë për rimëkëmbjen ekonomike pas COVID, Europa do të që jetë pjesë e rimëkëmbjes në vendet e Ballkanit Perëndimor, ne sot flasim a kemi vaksina dhe sic e keni parë dhe vendet anëtare kanë probleme me këtë dhe ne nuk kemi harruar Ballkanin Perëndimor, ne po punojmë ditë e natë që të marrin vaksinat dhe t’i çojmë në këto rajone dhe ne po punojmë jo vetëm me COVAX dhe po ju them që do kem një shpërndarje të parë nga Astrazenica, dhe po punojmë edhe me iniciativën tonë, për ta sjellë ndihmën aty ku duhet.”, tha Varhelyi.

Gjatë takimit një theks i veçantë u vu tek procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (“procesi i vetingut”) si edhe tek Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, që kanë rifilluar tashmë nga puna. Këshilli i SA vlerësoi pozitivisht se organet e reja të specializuara të Shqipërisë për të luftuar anti-korrupsionin dhe krimin e organizuar kanë filluar të veprojnë.

Këshilli shprehu pritshmërinë për zhvillimin e konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të Kornizës Negociuese, dhe në përputhje me kushtet për mbajtjes së saj, siç përcaktohet në konkluzionet e Këshillit të 25 Marsit 2020.

Këshilli i vuri theksin tek përgatitjet praktike për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë drejtim, Këshilli i SA ra dakord mbi nevojën për ndjekje të mëtejshme të të gjitha aspekteve që përfshihen në rekomandimet e OSBE / ODIHR, si dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.

“Dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës midis partive politike dhe bashkëpunimi në Parlamentin e Shqipërisë do të jenë thelbësore për përparimin e mëtejshëm të reformave dhe për qëndrueshmërinë e përgjithshme të angazhimit në procesin e integrimit në BE”, thotë ai.

Duke iu kundërpërgjigjurn edhe kritikave të Ramës për “braktisjen” për sigurimin e vaksinave, unionji në vëmendje mbështetjen  ka ofruar Shqipërisë dhe rajonit, me 1.15 miliardë euro të mobilizuara për rimëkëmbjen nga tërmeti dhe për zbutjen e pasojave të pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë