Politike

Nga Gjykata e Lartë tek ajo Kushtetuese, PS amendamente për 8 ligje të reformës në drejtësi

Partia Socialiste ka dërguar një kup me ndryshime ligjore në Kuvend që prekin reformën në drejtësi.

Janë 8 projektligje që kanë depozituar në Kuvend katër deputetë të PS-së vetëm dy muaj para zgjedhjeve.

Duhen 84 vota, një kuorum aspak problem për tu arritur nisur nga eksperienca e deritashme e votimit me opozitën e re parlamentare, disa prej të cilëve do të katapultohen edhe në listat e PS-së.

Socialistët synojnë disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale që lidhen kryesisht me përbërjen e Gjykatës së Lartë, trupën gjykuese, shqyrtimin e ankimeve, paraqitjen dhe përmbajtjen e rekurseve. Si pasojë e rritjes të ngarkesës së punës dhe detyrave të gjyqtarëve, katër deputetët socialistë kanë propozuar disa rregullime ligjore me synim përshpejtimin e gjykimit dhe shqyrtimin e dosjeve gjyqësore brenda afateve të arsyeshme. Me ndryshimet e reja është qartësuar përbërja e Gjykatës së Lartë, me 3 gjyqtarë.

Janë kryer ndryshimet e nevojshme lidhur me shqyrtimin e kërkesës së përjashtimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, duke parashikuar se lidhur me këto kërkesa do të vendosë një gjyqtar tjetër i kësaj gjykate, i ndryshëm nga gjyqtarët e trupit gjykues të cilit i përket gjyqtari që kërkohet të përjashtohet, dhe jo më një kolegj i kësaj gjykate

Janë riformuluar gjithashtu disa vepra penale dhe një sërë ndryshimesh janë fokusuar në ligjin për gjykatën Kushtetuese.

Me ndryshimet e reja, synohet që t’i jepet e drejta gjyqtarit, i cili përpara emërimit të tij në Gjykatën Kushtetuese ka pasur statusin e magjistratit, për t’u kthyer në sistemin e drejtësisë në një pozicion në niveli apeli në gjykata ose prokurori nëse plotëson kriteret për atë pozicion.

Janë bërë gjithashtu disa rregullime në procedurën e emërimit të gjyqtarit përkatësisht nga Presidenti i Republikës dhe nga Kuvendi. Me ndryshimet e fundit synohet shfuqizimi i fjalisë “Nëse ka më shumë se një vend vakant, Këshilli harton dy lista të veçanta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga radhët e gjyqësorit”. Sipas deputetëve propozues, duhet hartimi i një liste unike dhe emërimit të kandidatëve nga kjo listë.

Gjithashtu, është parashikuar krijimi i një rregulli tranzitor që lidhet me procedurën e zgjedhjes së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Larte.

Është ndryshuar kuorumi i nevojshëm për vlefshmërinë e mbledhjes nga tre të katërtat, në jo më pak se gjysmën e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, por duke ruajtur gjithsesi shumicën e kërkuar nga ligji. Ky rregull do të jetë në fuqi derisa Gjykata e Lartë të ketë të paktën tre të katërten e të gjithë anëtarëve te saj, por në çdo rast, jo më vonë se data 31.12.2023.

Mes çështjeve që preken nga këto ndryshime janë edhe kufizimi i punës së SPAK për hetimin e ngjarjeve të vogla


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë