Ilir Meta deklaroi një ditë më parë se nëse Rama fiton 71 mandate, atëherë ai do të marrë drejtimin e opozitës. Reagimi ndaj kësaj deklarate nuk erdhi nga Basha, por nga Rama i pyetur në konferencën e përjavshme për shtyp.
“Ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë Reformën në Drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. Ka më thjeshtë se kaq. Është shumë e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve.
Këtu problemi nuk është Ilir Meta, këtu problemi është Lulzim Basha, që nuk ka këllqe, nuk ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do t’i bëjnë të nesërmen, dhe as kur aleati i tij i madh thotë unë amerikanët i kap për veshësh.
Por nuk mund t’ia kërkojmë sepse nuk është lideri, është menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, Ilir Meta dhe Sali Berisha, me një noterë dhe përmbaruese, Monikën”, tha Rama.
Për deklaratën e Ramës reagoi Monika Kryemadhi e cila ka paralajmëruar se do të publikojë një aferë korruptive këto dy ditë.
“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj ‘gjerë e gjatë’ fabrikën e parave. Durim deri nesër…!”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Kryeministri Rama njoftoi gjithashtu se personat që do të jenë të infektuar me Covid-19 në 25 prill, nuk do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet parlamentare.
“Do bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë vendet e tjera, që për ata të cilët janë të testuar pozitivë, e nuk janë negativizuar nuk bëhet fjalë fare duhet të qëndrojnë në shtëpi, ata duhet të vetëkarantinohen etj…”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje