Futboll

Video/ Milani shpëton nga humbja me një penallti, tre mbrojtës kuqezi titullarë

Në javën e 25-të të Serisë A bie menjëherë në sy ndalesa e Milanit në “San Siro”, ku barazoi 1-1 me Udinezen. Por mund të shkonte më keq për skuadrën e trajenrit Stefano Pioli, që i shpëtoi humbjes me një penallti të fituar në minutën e 7-të shtesë.

Pa Ibrahimoviç dhe Çalhanoglu, Milani zbriti në fushë me disa ndryshime. Kuqezinjtë u dukën nervozë dhe hasën vështirësi për të shënuar. Në pjesën e dytë pësuan një gol nga Udineze, pas një pakujdesie të portierit Donaruma në një gjuajtje me kokë të Bekaos. Kur u duk se ndeshja do të mbyllej me fitoren e miqve, në favor të Milanit u akordua një penallti, pas një prekjeje të topit me dorë në zonë. Kesi nuk gaboi dhe kuqezinjtë i shpëtuan turpit. Milani ka 53 pikë pas kësaj jave, 3 më pak se Interi, që nuk ka luajtur ndeshjen me Parmën.

Në ndeshjet e kësaj jave, tre nga mbrojtësit e Kombëtares, Hysaj, Gjimshiti dhe Kumbulla, u aktivizuan titullarë me skuadrat e tyre. Napoli i Hysajt barazoi 3-3 me Sasuolon, Atalanta e Gjimshitit mundi 5-1 Krotonen, ndërsa mbrojtësi ynë dha një assist, kurse Roma e Kumbullës fitoi 1-2 në fushën e Fiorentinës. Hysaj dhe Kumbulla u zëvendësuan në fund të ndeshjes.

Seria A, java e 25-të
Sasuolo-Napoli 3-3
Milan-Udineze 1-1
Atalanta-Krotone 5-1
Benevento-Verona 0-3
Kaljari-Bolonja 1-0
Fiorentina-Roma 1-2
Xhenoa-Sampdoria 1-1
Të martën
Juventus-Specia 3-0
Lacio-Torino (nuk u luajt)
Të enjten
Parma-Inter


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë