Uiston MekKeni është tashmë zyrtarisht një lojtar në pronësi të Juventusit. Amerikani u bashkua me bardhezinjtë verën e kaluar në formë huazimi nga Shalke, me të drejtë huazimi. Mesfushori ia ka dalë të zërë një vend titullari dhe ka besimin e trajnerit Andrea Pirlo, falë paraqitjes që ka bërë dhe golave të rëndësishëm që ka shënuar.
Juventusi do të derdhë në arkat e klubit gjerman shumën e dakordësuar që në fillim, 18.5 milionë në 3 këste, plus 6.5 milionë euro bonuse të mundshme. Kishte skepticizëm në fillim për amerikanin, por ai tregoi se çfarë di të bëjë, duke ngjitur shkallët e hierarkisë te Juventusi. Është një lojtar që përshtatet në çdo pozicion në mesfushë dhe që depërton në thellësi.
“Juventus Football Club bën me dije se ka vendosur të blejë përfundimisht lojtarin Uiston MekKeni nga Shalke, për 18.5 milionë euro. Në bazë të paraqitjes së lojtarit gjatë kontratës mund të paguhen edhe 6.5 milionë euro bonuse. Juventusi kishte nënshkruar me lojtarin një kontratë deri më 30 qershor 2025”, – – shkruhet në njoftimin zyrtar të Juventusit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje