Politike

Patozi afron Mirela Oktrovën, do garojë për Bindjen Demokratike në Tiranë

Krahas Astrit Patozit, Bindja Demokratike do të garojë në Tiranë edhe me një grua. Ajo është Mirela Oktrova.

“Pas një karriere 30-vjeçare në media, ku spikat: angazhimi pranë Seksionit Shqip të radios Deutsche Welle ( Köln 1992-2004), si reportere gjatë Luftës së Kosovës ( Prill-Qershor 1999), si përfaqësuese e Agjencisë Gjermane të lajmeve DPA ( 2004-2006), si drejtore e Televizionit publik Shqiptar (2006-2016) si dhe një karriere të pasur akademike, në institucione arsimore dhe kërkimore brenda dhe jashtë vendit, ajo do të jetë gruaja e parë në listën kandidatëve të Bindjes Demokratike për Qarkun e Tiranës”, shkruan Astrit Patozi.

Patozi nënvizon se interesimin e saj të deritanishëm për politikën nga pozicioni i medias ka vendosur ta shndërrojë në angazhim të drejtpërdrejtë në radhët e Bindjes Demokratike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë