Politike

Yuri Kim: Nuk do ta lejojmë Kinën të sfidojë rregullat

Pasi sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi të mërkurën se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë sprova “më e madhe gjeopolitike” e shekullit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se SHBA-të do të bashkëpunojnë ngushtë me Shqipërinë dhe aleatët për të mbrojtur interesat e përbashkëta.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadorja Kim thotë se Kina nuk duhet lejuar që të sfidojë sistemin e qëndrueshëm ndërkombëtar.

“Ne nuk duhet të lejojmë Kinën të sfidojë sistemin ndërkombëtar të qëndrueshëm & të hapur-rregullat, vlerat & marrëdhëniet që e bëjnë botën të funksionojë si duam ne. SHBA do punojnë me Shqipërinë & aleatë e partnerë të tjerë për të mbështetur vlerat, interesat & të ardhmen tonë”, shkruan Yuri Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë