Italia vijon të mbetet një mbështetës i fortë i Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.
Gjatë vizitës në Itali në kuadër te 30 vjetorit të eksodit të shqiptarëve, Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, gjatë pritjes së organizuar në Këshillin Rajonal të Puglias, tha se Europa “duhet të fillojë me vrull zgjerimin e saj”.
Rama në anën tjetër e sheh Italinë fqinje “si engjëllin mbrojtës” të Shqipërisë.
Rama u vlerësua me çmimin, “Rrënjët e Puglias”, hera e parë që i jepet një qytetari që nuk është nga Puglia
“…Shqipëria do të ishte ende në një pozicion të brishte nga sa jemi sot, ende nuk është pozicioni që duam nga ana e drejtësisë, ekonomisë, por është shumë më ndryshe nga sa ishte, por te heqim kontributin e Italisë, nuk do ishim në këtë pozicion…”, tha Rama pas një fjalimi të gjatë të mbajtur pas marrjes së cmimit.
Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio tha gjatë fjalës së tij se BE nuk duhet ta quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten jashtë.
“…Lidhja jonë që tashmë është e fortë e gjen mbështetjen dhe në NATO, nuk mund të mos quhemi të kënaqur, vetë Europa nuk e quan të bashkuar nëse qëndron jashtë Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor. Ne do angazhohemi që kjo gjë të ndodh sa më shpejt. Ftesa jonë është që të mos jenë ngurues dhe t’i hedhin poshtë paragjykimet e tyre. Duhet të fillojë me vrull zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Di Maio.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje