Futboll

Video/ Gafë e pabesueshme, Granit Xhaka bëhet objekt talljesh në Angli

Granit Xhaka, mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën, ka përfunduar sot në qendër të kritikave për një gafë gati të pabesueshme gjatë ndeshjes me Bërnlin në kampionat, që i ka kushtuar Arsenalit 2 pikë të humbura, pasi në fund ka barazuar 1-1.

“Topçinjtë” kryesonin 0-1 me golin e Aubemejang dhe ndeshja po shkonte në rrjedhën që ata donin, por Xhaka i ka habitur të gjithë me veprimin e tij. I ndodhur Brenda zonës së Arsenalit, në tentativë për të pasuar, ai e ka përplasur topin në gjoksin e sulmuesit kundërshtar, Vud, për të përfunduar më pas në rrjetë. Një gabim pikërisht në “armën” më të fortë të mesfushorit, saktësinë në pasim.

Xhaka është masakruar në rrjetet sociale, duke u bërë objekt talljeje, ndërkohë që edhe specialistët në studion e “Sky Sport” kanë ironizuar me veprimin e futbollistit të Arsenalit. Pas ndeshjes, Xhaka ka kërkuar ndjesë për gabimin e rëndë, por kjo nuk e ka shpëtuar nga sulmet. Ishte vërtet një nga gafat e rralla që është parë në kampionatin anglez.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë