Ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim thotë se lista e kandidatëve që do të dorëzohet nga partitë brenda së hënës është një test për udhëheqësit politikë shqiptarë.
“…nëse e kanë marrë e kuptuar mesazhin e ShBA, nëse janë të përkushtuar drejt anëtarësimit në BE dhe nëse janë të gatshëm për vendime të vështira, por të nevojshme për një të ardhme më shumë demokratike dhe të zhvilluar për Shqipërinë. Presim nga kryetarët e partive të tregojnë udhëheqësi të vërtetë”, shkroi përmes rrjeteve sociale ambasadorja Kim.
Ambasadorja përsërit thirrjen se jashtë listave nuk duhen lënë vetëm emrat që ndalohen nga ligji i dekriminalizimit, por edhe emrat që u ndalohet hyrja në ShBA për përfshirje në afera madhore korruptive.
“ShBA kanë qenë shumë të qarta lidhur me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, përfshi në lidhje me ligjet e Shqipërisë dhe përcaktimet e bëra nga Sekretari i Shtetit i ShBA”, shprehet Kim.
Kryediplomatja amerikane e bën të qartë se nëse nuk përmbushen këto pritshmëri, përgjegjësia do të bjerë mbi kryetarët e partive.
“Ne do të bëjmë përgjegjës kryetarët e partive. Ne do të mbështesim Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë verifikimit të listave me kandidatë”, vijon Kim.
Ambasadorja e ShBA thotë se kandidatët e pastër dhe me integritet janë ata që presin edhe votuesit shqiptarë, ndërsa identifikon tre problematika.
“Shqiptarët më thonë se shqetësimi i tyre kryesor është korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria që kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre”, deklaron Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje