Futboll

Shkodër-Laç, aksi i nxehtë i kreut. Kukësi në stadiumin e fatit

Vllazninë dhe Laçin i ndan vetëm një pikë në kreun e tabelës së klasifikimit, me 41 dhe 40 pikë. Të dyja këto skuadra luajnë sot në fushën e tyre dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të të Superiores, pas së cilave mund të ketë ndryshime. Vllaznia pret Kukësin, kurse Laçi Apoloninë.

Vllaznia, pas gabimeve që bënë dje Partizani dhe Teuta, mund të shkëputet prej tyre, nëse arrin të mundë sot Kukësin në “Loro Boriçi”. Një kundërshtar i vështirë për të në fakt, pasi Kukësi ka fituar vazhdimisht në Shkodër, siç bëri edhe në ndeshjen e fazës së parë. Vllaznia ka hedhur disa hapa falsë javët e fundit dhe sot nuk i lejohet një tjetër gabim.

Nga ndeshja e parë mes Vllaznisë dhe Kukësit në Shkodër. Gazeta Si, 8 mars 2021

Trajneri Mirel Josa më parë e ka drejtuar Vllazninë dhe e njeh mirë mentalitetin e kësaj skuadre. Pas humbjes me Laçin, kuksianëve u duhet të reagojnë me çdo kusht.

Më të lehtë në letër e ka sot Laçi, që pret Apoloninë e vendit të fundit. Nëse të besuarit e Duros fitojnë ndaj fierakëve dhe Vllaznia nuk fiton me Kukësin, kurbinasit do të merrnin vendin e parë, kështu që kjo sifdë për ta merr një rëndësi të veçantë.

Superiore, java e 23-të
Sot
Laçi-Apolonia
Vllaznia-Kukësi
Të dielën
Partizani-Skënderbeu 0-1
Bylis-Teuta 1-1
Kastrioti-Tirana 1-2


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë