Ish-nënkryetarja demokrate, Jozefina Topalli e “Lëvizjes për Ndryshim” do të garojë në zgjedhje në katër qarqe; Tiranë, Durrës, Shkodër e Lezhë.
Në listën e saj të kandidatëve për deputet vihet re edhe emri i ish-deputetit të PDIU, Dashamir Tahiri. Ky i fundit ishte i pesti në listën e kandidatëve për deputet të PD-së në zgjedhjet e 2017-ës për qarkun e Vlorës.
Ai nuk mundi të marrë mandatin e deputetit për shkak të rezultatit të dobët, që prodhoi e djathta në këtë qark.
Partia Demokratike nuk e përfshiu këto zgjedhje në listën e saj, duke shkaktuar qejfmbetje nga ana e tij.
Për pasojë, Tahiri do të garojë në qarkun e Vlorës në emër të Lëvizjes për Ndryshim, një garë kjo që mund t’i prishë punë PDIU-së e për pasojë koalicionit opozitar në atë qark.
Ndërkohë shpërndarje votash po brenda së djathtës do të ketë edhe me kandidimin në anën tjetër të Ardian Kollozit, ish-kandidat i PD-së për kryetar Bashkie i propozuar në këtë qark nga Astrit Patozi i Bindjes Demokratike.
Vetë PD-ja do të kryesojë listën në këtë qark me Bujar Leskajn i cili prej muajsh drejton fushatën aty.
Deri dy ditë më parë në PD përflitej se në Vlore, Basha do të dërgonte Vangjel Dulen, por lëvizjet e fundit kryesisht jashtë kampit të PD-së e kanë zhvendosur këtë hipotezë nga ana e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje