Politike

Listat në dorë të Ramës dhe Bashës, mbledhin formalisht forumet në mbrëmje

Kryetari i PS, Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha pritet të publikojnë listën në afatet limit të depozitimit të emrave në KQZ, edhe pse kryekomisioneri Ilirjan Celibashi kishte bërë thirrje që partitë të mos e linin në moment të fundit.

Partia Socialiste do të mbledhë në orën 18.00 kryesinë dhe më pas Asamblenë për të miratuar listën e kandidatëve.

Ndërsa Basha mbledh kryesinë dy orë më vonë në orën 20.00 të mbrëmjes dhe më pas thërret një mbledhje online të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Dy kryetarët e partive më të mëdha në vend të paktën formalisht janë kujdesur të mbledhin strukturat, për lista që tanimë janë konfiguruar nga vetë ata.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë