Fusha sportive e Lekajt, ku ekipet e moshave të Egnatias luajnë ndeshjet e kampionatit, të dielën u shndërrua në një arenë boksi.
Lojtarët e Egnatias U-17 dhe Bylisit U-17, sapo arbitri sinjalizoi përfundimin e ndeshjes, ku ballshiotët fituan 1-3, janë përleshur mes tyre me grushte e shkelma. Dhunë masive në fushën e blertë, siç e tregojnë edhe këto pamje.
Pamje brutale, por edhe shumë të trishta, kur mendon se bëhet fjalë për sektorin e moshave, që duhet rritur me disiplinë të fortë dhe “fair play”. Kur shikon 17-vjeçarët që rriten me futbollin dhe “boksin” në gjak, është e lehtë të imagjinosh pse dhuna është gjithmonë e pranishme në futbollin shqiptar.
Arbitri ka ndëshkuar 7 lojtarë me karton të kuq pas sherrit në Rrogozhinë, 5 nga Egnatia dhe 2 nga Bylisi, por është momenti që sektori përkatës në FSHF të japë një dënim ekzemplar për ata që ushtrojnë dhunë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje