Bota

BE do të marrë 100 milionë doza vaksinash çdo muaj

Bashkimi Europian do të marrë më shumë vaksina kundër COVID-19 që nga prilli, kur pritet të marrë rreth 100 milionë doza në muaj.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në një intervistë të botuar të hënën se rreth 100 milionë doza do të dorëzohen në kontinentin e vjetër çdo muaj duke nisur nga tremujori i dytë, duke marrë “një total prej 300 milionë vaksinash deri në fund të qershorit”.

Sipas Brukselit, BE ka marrë 51.5 milion doza deri më 26 shkurt.  Brukseli ka koordinuar strategjinë e vaksinimit të bllokut dhe ka arritur marrëveshje me një sërë kompanish farmaceutike për të furnizuar 27 vendet anëtare me vaksina kundër Covid-19. Por BE është kritikuar ashpër për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave, e cila u vështirësua edhe më shumë në fillim të janarit pasi Pfizer dhe AstraZeneca ulën prodhimin.

Deri në 6 mars, rreth 40.2 milion doza ishin shpërndarë në 27 vendet e BE-së. Rritja e dozave të vaksinave që do të mbërrijnë në BE vjen pasi Pfizer ka rritur prodhimin dhe Komisioni njoftoi muajin e kaluar se do të shtonte dërgesat në bllok me 200 milion doza të tjera këtë vit ndërsa Moderna, vaksina e tretë e miratuar aktualisht nga rregullatori i BE-së, do të rrisë gjithashtu dërgesat e saj në me 150 milion doza. BE do të marrë nga këto dy kompani 860 milion doza përpara fundit të vitit.

Vonesat gjatë javëve të kaluara bënë autoritetet italiane të bllokojnë dërgesën e vaksinave AstraZeneca në Australi javën e kaluar. Disa shtete anëtare kanë dalë jashtë strategjisë së BE-së duke marrë vaksina nga Kina dhe Rusia të cilat nuk janë rishikuar ose aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë