Të kushtëzuara edhe nga situata e pandemisë, partitë politike u janë adresuar rrjeteve sociale si kanal komunikimi për të mbërritur drejtpërdrejtë në telefonat e qytetarëve me përpjekjet për t’i bindur se përse duhen votuar më 25 prill.
E në garën e pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve në internet partitë politike po hedhin para duke sponsorizuar artikuj, spote e postimeve në përpjekje për të arritur një shikueshmëri sa më maksimale.
Platformat e preferuara të udhëheqësve politikë shqiptarë mbeten Facebook dhe Instagram. Të dyja platformat e zotëruara nga Mark Zuckerberg kanë njoftuar se duke nisur prej ditës së enjte do t’u kërkojnë burimin e parave për të gjitha sponsorizimet politike.
Sipas këtij kriteri të kërkuar nga Facebook, të gjitha postimet duhet të sponsorizohen nga kompani të autorizuara dhe t’u tregojnë përdoruesve se kush ka paguar.
Ky vendim i Facebook paralajmëron se fushata drejt 25 prillit do të përqëndrohet fort në rrjetet sociale, ku prej javësh tashmë partitë politike kanë nisur të sponsorizojnë materialet e tyre për të kapur shikueshmëri sa më të lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje