Politike

PS fut djalin e Aqif Rakipit si kandidat për deputet në Tiranë

Ornaldo Rakipi, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, të cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit, po ndjek gjurmët e babait duke iu futur politikës, por me një tjetër sigël.

I datëlindjes 29 janar 1994, Ornaldo Rakipi është përfshirë si kandidat në zgjedhjet e 25 prillit nga ana e Partisë Socialiste.

Ai ndodhet larg zonës së sigurtë të mandateve, duke u renditur i 30-ti, por më shumë se ambicia për t’u zgjedhur deputet kjo përfshirje e tij konfirmon afrimin e Aqif Rakipit nga ana e Edi Ramës si strategji për të siguruar votat e çamëve në Qarkun e Tiranës.

Përveç djalit të Aqif Rakipit, në listën e kandidatëve të PS-së për Tiranën është edhe Tahir Muhedini, ish-president nderi i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, drejtuar nga Shpëtim Idrizi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë