Bota

Rusia nis prodhimin masiv të Sputnik V. BE, shteteve: Mos e merrni

Fondacioni rus RDIF ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike zvicerane Adienne, për të prodhuar në masë vaksinën ruse Sputnik V për përdorim të gjerë në Europë. Vaksina u vendos të prodhohej në Milano.
Bashkimi Europian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të mos marrin vaksinën ruse pasi BE-ja nuk ka përfunduar vlerësimin e saj.
Lidhur me këtë Agjencia Europiane e Barnave është kritikuar për procesin e ngadaltë të verifikimit të vaksinave që shkakton blerjen e njëanshme të saj.
Vaksina ruse Sputnik V ka rezultuar 92% efektive ndaj koronavirusit, sipas revistës mjekësore Lancet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë