Greqia është duke u përballur me një rritje të shpejtë të të infektuarve me koronavirus, me autoritetet shëndetësore që njoftuan të mërkurën se vala e tretë e pandemisë e ka çuar numrin e rasteve ditore deri në 3,215, duke shënuar kështu rekordin më të lartë që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit u shënuan po ashtu 46 viktima.
Mediat greke shkruajnë se spitalet publike të Atikës janë pranë kolapsit, duke i detyruar dy spitale private, të vihen nën kontrollin e qeverisë që nga e enjtja për trajtimin e pacientëve me koronavirus. Nisur nga situata e krijuar, Ministria e Shëndetësisë ka apeluar po ashtu për ndihmë nga mjekët privatë që t’i bashkohen skuadrës së spitaleve publike për të luftuar koronavirusin. Ajo i ka ofruar një rrogë prej 2 mijë euro dhe përjashtimin nga taksat.
“Në një betejë që po zhvillohet prej një viti tashmë, mjekët e privatit duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre ndaj shoqërisë”, thekson ministria
Sipas autoriteteve shëndetësore të martën, një rritje e ngarkesën virale u regjistrua në shumicën e njësive rajonale të vendit.
Numri i pacientëve Covid-19 që trajtohen me intubacion është rreth 500, me një moshë mesatare 67 vjeç, ndërsa shtrimet e reja në spitale në të gjithë vendin arritën në 390. Si pasojë e rritje së masave, qeveria greke ka shtyre edhe lehtësimin e masave si heqja e orës policore ose hapja e dyqaneve jo-thelbësore, duke çuar kështu në protesta masive në Athinë mbrëmjen e së martës.
Zëdhënësi i qeverisë, Aristotel Peloni tha se për momentin diskutimi rreth lehtësimit të masave në mars është hequr nga tavolina. “Hapja e aktiviteteve do të varet nga rrjedha e ngjarjeve. Ne po përpiqemi të zvogëlojmë barrën epidemiologjike, nuk kemi data specifike pasi gjithçka është e kushtëzuar nga evolucioni i pandemisë,” vazhdoi ai.
“Për momentin ekziston një presion i madh në sistemin shëndetësor, po bëhet gjithcka që është mundur, po mundohemi të lirojë shtretër në njësitë e kujdesit intensive edhe në bashkëpunim me sektorin privat”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje