Futboll

Revolucion te Juventusi, kush ikën dhe kush qëndron te bardhezinjtë

Me eliminimin nga Liga e Kampionëve, drejtuesit e Juventusit janë vënë në qendër të kritikave. Shumë specialistë kanë kritikuar politikën e Andrea Anjelit, duke theksuar se më parë Juventusi duhet të fitojë para se të ndryshojë. Po ashtu, blerja e Kristiano Ronaldos është konsideruar një dështim i madh, duke ditur pagën e lartë të portugezit.

Megjithatë, kupola e klubit të madh italian është e vendosur për të vazhduar me revolucionin. Ringritja e kampionëve në fuqi do të fillojë nga profilet më të rinj në moshë, ku bëjnë pjesë De Ligt, Bentankur, Kieza dhe Kulusevski. Edhe për Artur, MekKeni, Rabiot, Shezni, Bonuçi, Kuadrado dhe Danilo është e qartë se do të qëndrojnë.

Nga ndeshja Juventus-Porto, 3-2. Gazeta Si, 11 mars 2021

Bufon dhe Kielini duhet të vendosin, nëse do të vazhdojnë të luajnë, apo do të tërhiqen. Në rrezik largimi është Bernardeski, i vlerësuar nga trajneri Pirlo, por atij i mungon hapi i fundit për të bindur plotësisht se mund të bëjë edhe lojtarin e krahut. Në dyshim është edhe Demiral, për të cilin ka pasur oferta gjatë verës së kaluar. Dragusin nuk ka rinovuar ende.

Qëndrimi i Moratës, përveç 10 milionë eurove të investuara tashmë, do t’i kushtonte Juventusit edhe 25 milionë brenda vitit 2022. Shifra vërtet të larta. Kristiano Ronaldo është një çështje më vete, kurse Dibala pa portugezin do të kishte më shumë hapësirë për t’u kthyer në nivelet e tij të mëparshme, por duhet të kalojë problemet fizike. Ata që duken larg Juventusit me siguri janë Aleks Sandro dhe Ramsei.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë