Bota

Princi William kundër Harryt dhe Meghan: Nuk jemi një familje raciste!

“Ne padyshim nuk jemi një familje raciste”. Princi William iu është përgjigjur kështu  dyshimeve të ngritura për një anëtar “të paidentifikuar” të Familjes Mbretërore,  pas intervistës shpërthyese të vëllait të tij Harry dhe gruas së tij Meghan në televizionin amerikan, CBS.

Duka i Kembrixhit shtoi se ai ende nuk ka folur me Harry-n pas intervistës, por siguroi se, “unë do ta bëj”.

Duka i Kembrixhit i bëri komentet  gjatë një vizite në një shkollë në Londrën Lindore dhe është i pari nga familja mbretërore që përgjigjet dhe flet drejtpërdrejt për përmbajtjen e intervistës.

Ndërkohë, “Buckingham Palace”, lëshoi ​​një deklaratë me 61 fjalë pas pretendimeve të Dukeshës së Sussex, por pa arritur të specifikojë detajet.

Intervista e dhënë nga Meghan Markle dhe princi Harry për Oprah Winfrey pak ditë më parë, ka qenë objekt polemikash kudo, pasi janë zbuluar disa histori të pakëndshme për Familjen Mbretërore që iu është dashur të merret me një seri akuzash aspak të lehta.

Mes episodeve, është edhe ai që i sheh dy kunatat mbretërore si protagoniste disa ditë para dasmës së dukeshës së ardhshme të Sussex.

Aktorja, në fakt, tha se pak para dasmës së saj, Kate Middleton e kishte bërë të qajë, duke e trajtuar keq, sepse ishte nervoze për veshjet e shoqërueseve të nuses.

Sipas një burimi të treguar për “Us Weekly”, gruaja e William, tha se ishte e tronditur nga ajo që tha Meghan: “Kate është në një moment të vështirë.  Ajo dëshiron të dëgjohet dhe të ndihmojë familjen të rindërtojë imazhin e saj. Por kjo nuk është një luftë ose një lloj përshkallëzimi”.

Pikërisht, në lidhje me këtë episod të pakëndshëm, Dukesha e Kembrixhit ka deklaruar, sipas shkrimit të gazetës, se ishte një keqkuptim: “Ne po përpiqeshim të kuptonim diçka më shumë për veshjet e shoqërueseve, çfarë ndodhi nuk do të duhej të kishte qenë një arsye për një mosmarrëveshje kaq të madhe mes nesh”.

Për më tepër, Kate ka shtuar: “Askush nga anëtarët e familjes nuk ka qenë kurrë xheloz për të”, duke iu referuar asaj që u deklarua nga aktorja, e cila nënvizoi dashakeqësinë ndaj saj të disa prej anëtarëve të familjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë