Rrugës për në Durrës, ku do të prezantonte programin për gratë, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu përgjigj disa pyetjeve i pozicionuar me rrip sigurimi në sediljen e pasme të makinës.
Pa përmendur se në cilin restorant konkretisht, Basha tha se “restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë”.
“Po promovove kriminelët, trafikantët, nëse ia dorëzon shtetin njerëzve që kanë trafikuar vajzat e gratë e Lezhës e gjithë Shqipërisë, po drekove e darkove me ta, në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret ti të bëjnë specialistët e shtetit? Siç e di unë, siç e dine edhe shërbimet partnere, te restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë.
Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja…
Ndaj me mua kryeministër të garantoj se modeli do jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas meritës. Për këtë do kemi ndihmën e plotë të partnerëve tanë në veçanti të BE dhe SHBA”, iu përgjigj Basha një pyetjeje drejtuar nga një ndjekës në faqen e tij në Facebook.
Basha iu referua sërish listës së Durrësit.
“Prap me Çyrbet, Rrahman Rrajat e Lefter Kokat i ka ardhur Durrësit dhe i thotë më votoni, më jepni edhe 4 vite të tjera, sepse ky është ndryshimi thotë. Ndryshimi që sjell Edi Rama, është Çyrbja, është Rraja, është Lefter Koka.
Ky është ndryshimi që Edi Rama i premton Durrësit. Ndërkohë që pronat e durrsakëve tjetërsohen.
Në qendër të qytetit ka disa pallate që duan t’i shkatërrojnë se i ka dëmtuar tërmeti, por në fakt duan ti grabisin për të bërë qendra tregtare.
Shikoni Hotel Vollgën edhe kuptoni se çfarë ka ndodhur në Shqipëri në 8 vite. 8 viteve të vështira po u afrohet fundi. 25 prilli është ditë ndryshimi. Pas reve të zeza të 8 vite ka një dritë ndryshimi”, tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje