Në prezantimin e programit për gratë nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, Grida Duma e ftuar në takim, foli edhe për debatin që ka shkaktuar kryesisht në rrjetet sociale, fushata negativiste e Ramës ndaj saj kur ky i fundit prezantoi kandidatët për deputet te PS, duke i përplasur me ata të PD-së.
Gjatë prezantimit të Ramës, Grida Duma shfaqet duke bërtitur me mikrofon në dorë, një foto që u konsiderua si e papërshtatshme.
“Diku këtyre dy ditëve lexova një solidaritet ndaj meje, personal, sikur Grida Duma të ishte në PS çfarë do të ndodhte? Thashë nuk do të mund të ndodhte kurrë të isha në PS. Jo vetëm sepse zgjedh të jem e djathtë.
Por sepse nuk besoj do ta ndërroja kurrë një individ, një njeri, nuk dua të them kryetarin e PD, një njeri si Lulzim Basha, me të cilin 11 vite në rrugëtim profesional, kam parë se si jo vetëm ndaj meje por ndaj çdo individi tjetër është njeriu që njeh respektin absolut.
Që do të thotë në korridorin e asaj që quhet seli partie apo ministrie nuk kemi dëgjuar një herë të vetme të mos thotë një grua, sa është xhentëllmen, sa i fisshëm, edhe këtë nuk e them për kompliment.
Sot është dita dhe nuk kam arsye pse mos ta them. Duhet t’i japësh gruan respektin dhe ndjesinë e një qenie që sjell jetën”, u shpreh Duma në fjalën e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje