Politike

Veliaj: Meta, degjenerim psiqik! Zaptuesit do të largohen

Erion Veliaj akuzoi Presidentin Ilir Meta se është në gjendje degjenerimi total psiqik e mendor teksa është edhe i alkoolizuar, madje edhe duke ironizuar se bashkia mund ta ndihmojë për problemin me alkoolin.

“Meta po kalon një fazë degjenerimi total, psiqik e mendor, teksa është i alkoolizuar. Ne si Bashki kemi një mundësi shumë të mirë rehabilitimi për të alkoolizuar dhe burrat e dhunshëm dhe do ishim shumë të lumtur që t’ia ofronin këtë shërbim”, tha Veliaj gjatë një interviste për Report TV.

Kryebashkiaku mohoi se pas kërkesës së bashkisë drejtuar FRD-së për të liruar zyrat qëndronin motive politike. Ai tha se e njëjta gjë është bërë edhe me 30 parti të tjera që nuk përfaqësohen në parlament dhe se ligjërisht, bashkia nuk është e detyruar që të sigurojë zyra për këto parti.

“Është një provokim, për sa kohë 30 parti të tjera respektuan rregullat, është një provokim i Presidentit. Ajo është pronë bashkiake. Në katin e parë janë zyrat e strehimit dhe në katin e tretë ka qenë një forcë politike, siç ka qenë forca e Milos. Ligji deklaron që nëse nuk kanë një përfaqësi parlamentare Bashkia nuk mund t’ju garantojë seli. Në Tiranë janë 150 parti, nëse do të shkonin të zaptonin pronat, atëherë i bie që mënyra më e mirë e strehimit është që të marrësh një parti. Ata që kanë politikë zaptimin duhet të kuptojnë që qyteti nuk e toleron dhunën, jo presidenti, por çdo i marrë Bashkia e Tiranë nuk zaptohet dhe nuk mundet që dhuna të justifikohet. Partitë politike të marrin me qira ku të duhen, por jo zonat e Bashkisë”, vijoi ai.

Veliaj tha se nëse palët kanë kundërshtime për ligjshmërinë e shkresës së bashkisë, duhet t’ja adresojnë atë gjykatave.

“Bashkia merr zyra me qira në privat dhe lë zyrat e veta në zaptim zyra nga politikanë të lodhur. Ato zyra do të lirohen edhe si një mënyrë për të kursyer paratë e qytetarë. Do të duhet t’i përdorim këto zyra për njerëzit që i shërbejnë qytetit, jo partitë. Do i procedojmë penalisht të gjithëve dhe nëse do e dini si do përfundojnë kjo histori, do të përfundojë siç kanë përfunduar të gjitha që zaptuesit do të largohen dhe prona publike do t’u kthehet qytetarëve”, përfundoi Veliaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë