Ne rrjet

Europa po heq kufizimet për udhëtimet brenda BE-së

Një numër vendesh të Bashkimit Evropian që mbështeten ekonomikisht në sektorin e turizmit po shtyjnë BE-në për lehtësim të masave kufizuese në bllokun europian.

Marsin e kaluar u ndaluan rreptësisht udhëtimet ndërshtetërore pa qëllime thelbësore. Me rritjen e numrit të të vaksinuarëve, shtetet duan të krijojnë një regjim më të specifikuar udhëtimi, në mënyrë që të stimulojnë ekonominë.

Kjo cështje mund të vihet në diskutim në samitin e shteteve të BE-së ne fund të muajit.

Qeveritë po orientohen drejt një sistemi ku udhëtimet do të bazohen në vaksinimin e udhëtarëve, shërimin nga Covid-19 ose rezultati negativ i infektimit nga koronavirusi.

Kufizimet për të udhëtuar nisën të zbuteshin korrikun e 2020-ës, ku njerëzit që vinin nga shtetet me shifra të ulëta infektimi mund të lëvizin pa problem në disa shtete. Këtu nuk përfshihej SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

Shtetet po krijojnë një plan të njëanshëm ku vizitorët të kenë mundëi të hynë në vendet e tjera, sidomos për ata që synojnë të lëvizin në Britaninë e Madhe. Qipro do të lejojë vetëm vizitorët që kanë marrë 2 injeksione të vaksinave antiCovid. Ndërkohë, Spanja dhe Greqia po mendojnë të hapin vendet e tyre menjëherë.

Franca gjithashtu lehtësoi masat për vizitorët e huaj nga BE-ja dhe nga 7 vende të tjera jashtë saj ku përfshihet dhe Britania, të cilët mund të hynë në Francë pa ndonjë arsye specifike. Gjithsesi, duhet të konfirmojnë testin negativ të koronaviruist brenda 72 orëve.

Cështja e ngelur peng në diskutimet e vendeve të Bashkimit Europian është se cfarë ndodh nëse një qytetar i një vendi të tretë kërkon të shkojë në një destinacio ndërmjet një vendi të bllokut europian.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë