Për incidentin e të premtes në zyrat e FRD dhe ndërhyrjen e ashpër të Presidentit Ilir Meta ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gratë në Durrës.
“Në ditët në vijim në javët në vijim do të jemi në përpjekje për të mbrojtur në radhë të parët shqiptarët nga të gjitha çuditë e mundshme që mund të sjellë çdo mbështetje e tepërt për ata që nuk e meritojnë një shans të dytë e jo më shans të pestë.
Ti japësh Saliut e Ilirit shansin e pestë është realisht të kthesh Shqipërinë prapa për të pestën herë, kjo nuk do ndodhë por apeli im për gjithë durrsakët edhe si durrsak është që mos e kurseni mbështetjen për ne që mos kursejmë asgjë për ju“, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje