Ne rrjet

Studimi britanik, vaksinat anti-Covid ulin transmetueshmërinë

Efektiviteti i vaksinave anti-Covid, tashmë i regjistruar për imunizim nga infeksioni i rrezikshëm, konfirmohet, të paktën pjesërisht, edhe kundër transmetimit të virusit tek palët e treta, sipas një studimi të fundit britanik, të cituar sot nga autoritetet lokale skoceze.

Studimi, i kryer mbi 300,000 njerëz nga Universiteti i Gllazgout dhe Shëndetit Publik Skoci dhe i përshkruar si “shumë inkurajues”, tregon një rënie prej 30% të transmetueshmërisë së infeksionit pas dozës së parë dhe 54% pas të dytës.

Më parë, hulumtimi mbi të gjithë popullsinë skoceze, kishte vlerësuar efektivitetin masiv të vaksinave kundër infeksionit Covid, me një rënie prej më shumë se 80% në shtrimet në spital, pas një doze të vetme të “Pfizer”-it dhe madje edhe më shumë se 90% pas dozës së parë të “AstraZeneca-s”.

Mbretëria e Bashkuar, deri më tani ka vaksinuar rreth 23 milionë njerëz, duke përdorur afërsisht të njëjtën masë si “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.

Kësisoj, ajo regjistroi një incidencë jashtëzakonisht të kufizuar të efekteve anësore serioze, jo të ndryshme nga një antidot në tjetrin dhe jo më të larta se ajo e llogaritur mesatarisht për përgjithësimin e vaksinave të përdorura tradicionalisht për parandalimin e sëmundjeve të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë