Për kalimin e mundshëm të Elseid Hysajt te Paris Saint-Zhermen është folur pak javë më parë, por kjo pistë tashmë merr formë edhe nga fjalët e prokuratorit të futbollistit të Kombëtares, Mario Xhufredi.
“Me Napolin është një çështje e mbyllur, po përgatitemi për largimin në verë. PSG është një nga klubet, me të cilat kemi folur, kam pasur kontakte me Leonardon. Nuk ka ende asgjë konkrete, por Hysaj është një lojtar që pëlqehet nga klubi francez”, – ka thënë Xhufredi për “Radio Punto Nuovo”.

Mbrojtësit kuqezi i skadon kontrata në qershor, ndërsa agjenti i tij ka dy fjalë edhe për De Laurentis: “Natyrisht, Elseidi do të jetë në dispozicion të klubit të Napolit deri në fund të sezonit, por duke parë rregulloren e re, që na lejon për arritjen e një akordi që prej 1 janarit, po shohim për skuadrën e re”.
Megjithatë, ka një skenar që mund ta përmbysë situatën dhe mund ta konfirmojë Hysajn sërish te Napoli. “Nëse kthehet Mauricio Sarri në stolin e Napolit, gjithçka ndryshon, gjithmonë nëse nuk kemi arritur një marrëveshje me klubet e tjera. Unë jam duke bërë punë time, po vazhdoj bisedimet që kemi nisur kohët e fundit”, – ka sqaruar Xhufredi.
Sarri vërtet mund ta ndryshojë të ardhmen e Hysajt. Ishte ai që e mori me vete te Napoli, pasi e kishte më parë tek Empoli. Nëse trajneri i njohur kthehet, futbollisti shkodran ka shumë shanse të qëndrojë me “babanë e tij shpirtëror”. Sarri është një nga kandidatët për të marrë vendin e Gatuzos sezonin e ri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje