Futboll

Trajneri Tomas Bërdariç largohet nga Vllaznia, pritet vetëm zyrtarizimi

Humbja e sotme në “Loro Boriçi” me Bylisin ka rezultuar fatale për trajnerin e Vllaznisë, Tomas Bërdariç. Edhe pse skuadra shkodrane mban ende vendin e parë, me 41 pikë, trajneri gjerman është shkarkuar nga detyra. Pritet vetëm zyrtarizimi i largimit të tij nga klubi verior.

Gjatë 5 ndeshjeve të fundit të kampionatit, Vllaznia ka marrë vetëm 2 pikë nga 15 të mundshme, me 3 humbje dhe 2 barazime. Kjo ka bërë që drejtuesve t’u humbasë durimi, pasi nga +7 pikë para vendit të dytë që ishin para disa javësh, tani rrezikojnë jo vetëm të humbin kreun e klasifikimit, por edhe zonën europiane.

Kur Vllaznia njoftonte akordin me trajnerin Bërdariç. Gazeta Si, 12 mars 2021

Bërdariç e mori drejtimin e Vllaznisë në verë dhe i befasoi të gjithë me atë ecuri në gjysmën e parë të kampionatit. Në fillim Vllaznia e tij u quajt surprizë, më pas të gjithë e konsideruan pretendente serioze për titullin, duke parë edhe diferencën e pikëve me rivalët, por gjithçka është përmbysur në javët e fundit. Drejtimin e Vllaznisë mësohet se do ta marrë përkatësisht Elvis Plori.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë