Disa orë pasi prodhoi lajmin e ditës për të gjitha mediat dhe u bë protagonist me përplasjen, edhe fizike me Policinë Bashkiake të Tiranës për zyrat e Frymës së Re Demokratike, Presidenti Ilir Meta përçon një mesazh këmbëngulës në qëndrimin e tij.
Kreu i shtetit kthehet një vit pas në kohë, duke risjellë pamjet nga mitingu i 2 marsit të vitit të kaluar për të përcjellë me zë dhe figurë dhe ndoshta për t’i rikujtuar popullit dhe Qeverisë një mesazh të përcjellë në atë kohë.
“Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka liri! Aty ka drejtësi!”, thotë Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje