Politike

Dashamir Shehi i’u dorëzohet rrjeteve sociale: Meta s’e bëri mirë, por mbrojti më të dobtin

Nën ethet e 25 prillit, edhe politikanët më tradicionalë e konservatorë po u drejtohen rrjeteve sociale për të komunikuar më qytetarët drejtpërdrejtë, duke shmangur mediat tradicionale.

I fundit që iu dorëzua teknologjisë është Dashamir Shehi. Kreu i LZHK-së, i përfshirë në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike komunikoi “live” përmes Facebook, ku komentoi edhe përplasjen e Presidentit Ilir Meta me policinë bashkiake për zyrat e Frymës së Re Demokratike.

Në këndvështrimin e Dashamir Shehit, gjesti i Presidentit nuk ishte më i miri i mundshëm, por ishte i duhuri pasi iu gjend në krah më të dobtit.

“A ishte pozicioni më i mirë ai që ka marrë Meta sot me atë gjest? Unë gjykoj që jo, por ky shtet ka rënë prej kohësh, kryeministri e shkel kushtetutën përditë me të dyja këmbët, ditën që e shkel ky pastaj shteti bëhet dy herë më i keq. Në të mirë apo keq, Meta sot bëri një gjest, pastaj formulën, etikën, ai ishte shumë transparente gjithë situata, hajde ta diskutojmë, por i ka dalë të dobëtit në krah.”, tha ai.

Vendimin e Bashkisë së Tiranës, që i kërkon FRD-së lirimin e zyrave e lidh kryekëput me arsye politike dhe qëllimin e mazhorancës për të kërcënuar opozitën.

“Jo se i duhen bashkisë së Tiranës ato 200 metra, por i duhet me dhënë një sinjal palës tjetër se ne ju dhunojmë, ju nxjerrim nga shtëpia. Kjo nuk bëhet për ato pak vota që ka ajo partia, por për t’i dhënë sinjal të gjithë opozitës, që ne ju trembim, ne ju dhunojmë.

Shehi e sheh këtë përplasje si një incident që paralajmëron një fushatë të ashpër zgjedhore.

“Është e frikshme ka ndodhur në mes të Tiranës, para zgjedhjeve, imagjinoni në një fshat të Gramshit apo Burrelit. Më mirë që ndodhi sot që të bëhemi të gjithë gati. Ky është një truk i ngritur nga Edi Rama. Gjatë këtyre 45 ditëve do të dalin me mijëra nga këto probleme”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë