Qeveria e re e Mario Draghit parashikon që deri në fund të shtatorit të jetë vaksinuar kundër COVID-19 të paktën 80% e popullsisë. Draghi ka përcaktuar këtë si objektiv në programin kombëtar të vaksinimit.
Zotimi vjen pas kritikave ndaj BE për vonesa në shpërndarjen e vaksinave si dhe probleme të tjera logjistike.
Deri tani në Itali janë vaksinuar më pak se 2 milionë njerëz ose 3% e popullsisë. Italia po përballet ditët e fundit me rritjen e rasteve të reja me COVID-19 dhe disa qytete do të klasifikohen si “zona të kuqe”.
Kjo do të thotë se dyqanet do të jenë të mbyllura dhe shkollat do të ndiqen në distancë. Vetëm të shtunën në të gjithë vendin janë raportuar më shumë se 26 mijë raste të reja.
Spitalet në vend po vuajnë rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë përkujdesje intensive.
Qeveria italiane ka vendosur të gjithë vendin në “zonë të kuqe” gjatë fundjavës së Pashkëve për shkak të rritjes së rasteve.
“Masat strikte janë të nevojshme në mënyrë që të shmangim një përkeqësim të situatës e cila do ta bënte marrjen e masave edhe më të ashpra të paevitueshme”, tha Draghi.
“Por këto masa do të vijnë së bashku me një aksion qeveritar për të përkrahur familjet dhe bizneset e për të përshpejtuar fushatën e fushatës së vaksinimeve, e cila jep shpresë daljes nga pandemia”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje