Politike

Kryemadhi në Gjirokastër: Njerëzit po blihen me vendin e punës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi prezantoi në Gjirokastër, Vangjel Tavon si kandidat për deputet, ndërsa nënvizoi se njerëzit po blihen me vendin e punës.

“Ne jemi shumë të qartë, por edhe shumë optimistë, pasi po vij nga Dibra, Skrapari, ku energjia është e jashtëzakonshme. Njerëzit mezi po presin 25 prillin pavarësisht se presioni është i jashtëzakonshëm, tentimi për t’i blerë nëpërmjet vendeve të punës me kontrata, apo nëpërmjet parave që nuk i dihet origjina nga vjen, pavarësisht qëndresa është shumë e madhe dhe ata thotë se duhet të largohen.

Nuk duhet të largohen sepse përfaqësojnë një parti politike. Ti Vangjel të quajmë minoritar ne, pavarësisht se je më shqiptar se këta që bëjnë si shqiptarë.

Dashuria që kanë për qytetin dhe kjo dashuri e këtyre të rinjve dhe të rejave që po jetojnë sot në Gjirokastër, po mundohen ta mbajnë me mund dhe me djersë duhet stimuluar më shumë, ndihmuar, përkrahur nga LSI”, tha ajo.

“Nëse deri tani shpopullimi ka ndodhur për shkak të papunësisë, tani shpopullimi do të ndodhë me ritme më të shpejta për shkak të kujdesit shëndetësor, arsimit dhe më pas do të vijnë gjërat njëra pas tjetrës”, vijoi Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë