Futboll

Iniciativa e Zenitit në Rusi, vaksinë gratis kush blen biletën e ndeshjes

Kur rikthimi i tifozëve në stadium në shumë vende duket ende shumë larg, nga Rusia vjen një zgjidhje interesante për popullimin e impianteve gjatë ndeshjeve: vaksinë “Sputnik V” gratis për ata që blejnë biletë.

Iniciativën e ka marrë klubi i Zenitit në Shën Pjetërburg, që me anë të profileve të rrjeteve sociale kë dhënë këtë njoftim: “Vaksina Sputnik V është gati për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në ndeshje dhe që janë mbi 18 vjeç. Ju lutemi, merrni me vete pasaportën dhe kartën e shëndetit, do t’u kërkohet të vizitoheni nga një mjek, i cili do të japë aprovimin për vaksinën”.

Një plan i vërtetë vaksinimi, që ka nisur të shtunën, gjatë ndeshjes me Akhmat Groznin, ku Zeniti fitoi 4-0, dhe që do të vazhdojë gjatë gjithë sezonit. Zeniti do të kontribuojë kështu për përshpejtimin e fushatës së vaksinimit në Rusi. Klubi do t’u ofrojë të gjithë spektatorëve gjithçka që u duhet me anë të vullnetarëve që do të jenë në hyrje të stadiumit. Stadiumet në Rusi dezinfektohen një ditë para ndeshjes.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, mesatarja e spektatorëve sezonalë për Zenitin është 17 mijë dhe klubi shpreson që pas propozimit të fundit të shtyjë më shumë tifozë të vaksinohen dhe të mbushin shkallët e “Gazprom Arena”, që ka një kapacitet prej 65 mijë vendesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë