Bota

Greqia do të vazhdojë normalisht vaksinimin me AstraZeneca

Vaksinimi me vaksinën AstraZeneca në Greqi do të vazhdojë normalisht pavarësisht vendimit të vendeve të ndryshme europiane për të pezulluar administrimin e vaksinës AstraZeneca për qytetarët e tyre.

Komiteti Grek i Vaksinimit u takua për të vendosur nëse vaksinimi me këtë vaksinë do vazhdonte pas shfaqjes së disa rasteve me trompozë dhe mpiksje gjaku tek një sërë qytetarësh ishin vaksinuar me vaksinën AstraZeneca.

Sipas Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), deri më sot nuk ka prova që këto episode janë etiologjikisht të lidhura me vaksinimin. Megjithatë, Greqia thotë se shqyrton plotësisht të gjitha rastet e mpikjes së gjakut, duke thënë se deri më tani, të gjitha rastet kanë qënë të izoluara.

Komiteti grek i Vaksinimit vendosi sot se vaksinimi me vaksinën AstraZeneca në vendin fqinj duhet të vazhdojë normalisht sipas planifikimit që është bërë.

Vendimi vjen ndërkohë që Irlanda u shtua sot listës së vendeve që ndaluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca pas regjistrimit të disa raste të dyshimta me mpiksje gjaku dhe hemorragji pas marrjes së vaksinës. Tre personat janë pjesë e bluzave të bardha.

Greqia konfirmoi 2 512 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, me 7 nga këto të identifikuara në pikat hyrëse në vend, sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY).
Greqia ka konfirmuar 219 521 infeksione nga fillimi i pandemisë.
Gjithsej 545 pacientë janë në ventilator në spitale dhe mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.
Për më tepër, 444 pacientë me Covid-19 u pranuan në spitale në 24 orët e fundit, një rënie prej 4,31% që nga dita e mëparshme.
Pranimi mesatar i pacientëve me Covid-19 në spitale ishte 430 gjatë 7 ditëve të fundit.
Ka edhe 52 vdekje të reja të konfirmuara duke e çuar numrin e viktimave të pandemisë në 7 038.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë