Milani dorëzohet përfundimisht në garën për titullin kampion në Serinë A. Kuqezinjtë janë mundur 0-1 në “San Siro” nga Napoli i Hysajt dhe tashmë mbeten 9 pikë larg kreut, madje mund të rrezikojnë edhe vendin e dytë. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Politano në fillim të pjesës së dytë.
Pioli reagoi nga stoli menjëherë pas golit të pësuar, duke bërë hedhur në fushë Rebiç, Saelemaekres dhe Diaz, por Milani nuk arriti të barazonte, duke u shfaqur një skuadër shumë nervoze në fushë. Një reast i diskutueshëm në fundin e ndeshjes nuk u vlerësua penallti nga VAR-i dhe Napoli doli me 3 pikë, që e afrojnë shumë me zonën Champions. Për momentin, skuadra e Gatuzos ka 50 pikë, 2 më pas se Atalanta e vendit të 4-t, por me një ndeshje më pak.
Në mesditë Interi fitoi 1-2 në fushën e Torinos. Kryesuesit e Serisë A e zgjidhën ndeshjen në pjesën e dytë. Lukaku realizoi me penallti, por situata u komplikua për zikaltrit, teksa Torino barazoi me Sanabrian. Pesë minuta para fundit Lautaro Martinez shënoi golin e fitores, që e shkëput edhe shumë Interin në kreun e tabelës, tashmë në kuotën e 65 pikëve, ndaj 56 të Milanit.
Më pas ishte radha e Juventusit, ose më saktë e Kristiano Ronaldos, autor i një triplete në Kaljari, ku bardhezinjtë fituan 1-3. Portugezi ka kaluar tashmë legjendën Pele për golat e shënuar, duke arritur një rekord personal me 770 gola. Gjatë ndeshjes pati edhe një episod, ku Ronaldo goditi me taka në fytyrë portierin e Kaljarit dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Për këtë vendim pati shumë polemika, pasi duhej të ishte i kuq. Juventusi mban vendin e tretë me 55 pikë.
Nga futbollistët shqiptarë, përveç Hysajt, 90 minuta në fushë ndaj Milanit, titullar ishte edhe Marash Kumbulla, por paraqitja e tij nuk ishte në nivelin e duhur. Roma u mund 2-0 nga Parma dhe mbrojtësi kuqezi u zëvendësua nga trajneri Fonseka në pjesën e dytë.
Seria A, java e
Sot
Bolonja-Sampdoria 3-1
Parma-Roma 2-0
Torino-Inter 1-2
Kaljari-Juventus 1-3
Milan-Napoli 0-1
Të shtunën
Xhenoa-Udineze 1-1
Benevento-Fiorentina 1-4
Sasuolo-Verona 3-2
Të premten
Lacio-Krotone 3-2
Atalanta-Specia 3-1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje