Nustret Avdullai është kandidati i pestë i PIDU-së në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së zgjedhjet e 2021-it për qarkun Fier.
Një pozicion që PD-ja synon ta fitojë, duke pasur parasysh se zgjedhjet e kaluara, kjo forcë politike mori vetëm katër mandate në këtë qark.
PDIU përfaqësohet edhe me dy deputete të sigurt në listën e PD-se për qarkun e Tiranës, që do të thotë se marrëveshja mes Shpëtim Idrizit dhe Lulzim Bashës ka ecur mirë.
Për Bashën kanë rëndësi numrat, ndërsa për Idrizin edhe çështja çame.
Këtë ka dashur të shpjegojë edhe gjatë prezantimit të kandidatit të PDIU-së në Fier.
“Pika më e rëndësishme e marrëveshjes me Partinë Demokratike është pikërisht zgjidhja juridike e Çështjes Çame. Kjo çështje do t’i bëjë mirë politikës shqiptare, institucioneve të shtetit shqiptar, sepse pretendimet e Greqisë, nuk mbarojnë as me varrezat, as me 12 miljet, as me ligjin për minoritetet, as me censusin e ardhshëm.
Po ashtu theksova se pjesë e rëndësishme e programit elektoral të PDIU-së është edhe forcimi ekonomik përmes bashkimit ekonomik me Kosovën, një ekonomie që prodhon dhe mbrojtjes së produkteve shqiptare”, shkruan Shpëtim Idrizi në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje