Vendet anëtarë të NATO-s nuk janë të përgatitura në rast se lind një konflikt ushtarak me Rusinë.
Sipas një studimi të Agjencisë Suedeze të Kërkimit, Rusia do të kapërcente Baltikun brenda disa ditësh pasi NATO do të ishte shumë i ngadaltë në hakmarrjen e tij, duke i lënë rrugën të hapur ushtrisë ruse të pushtontë Europën Lindore dhe Qendrore brenda dy javëve. Raporti thotë se Rusia do të kishte një avantazh pasi forcat e NATO-s janë shumë të shpërndara dhe shumë të larmishme në aftësitë e tyre ushtarake dhe trajnimi i tyre së për të vepruar si një trup i vetëm është i pamjaftueshëm.
Megjithatë, një sulm i tillë i armatosur kundër anëtarëve të NATO-s, partnerëve ose vendeve të BE-së u konsiderua i pamundur nga raporti.
Raporti gjithashtu vuri në dukje se Klauzola e Mbrojtjes së Ndërsjellë të Traktatit të Lisbonës mbetet një deklaratë politike që i mungon planifikimi i duhur ose strukturat ushtarake për t’u mbrojtur kundër një sulmi të armatosur”.
“Kur bëhet fjalë për Suedinë dhe Finlandën, Rusia do të parandalonte vendet që të ndërhyjnë ose të bashkohen me operacionet e NATO-s duke kërcënuar me veprim ushtarak ose përdorimin e armëve bërthamore”, shtoi raporti. Ai vjen në shtatë vjetorin e aneksimit të Krimesë duke u munduar të parashikojë nëse Moska do të ndërmerrte sërish fushata të tilla agresive në të ardhmen.
Por a mund të nisë një tjetër luftë Rusia?
Ka dy arsye përse presidenti rus, Vladimir Putin mund të mendojë edhe sot për veprime të ngjashme të mëdha dhe të guximshme. Njëra është strategjik:lavdia për veten dhe Rusinë ndërsa motivi tjetër është taktik:Ai po punon për një presidencë të përjetshme, një mandat tjetër 6 vjeçar në vitin 2024, kur të jetë 72 vjeç, dhe ndoshta një tjetër në vitin 2030- në një vend ku ekonomia dhe të ardhurat kanë ngecur për më shumë se një dekadë, dhe ku pandemia e Covid-19 ka lënë plagë të thella.
Për më tepër, arrestimi i udhëheqësit pro-demokracisë Alexei Navalny, shkaktoi protesta në mbi 100 qytete ruse për herë të parë që nga demonstratat anti-Putin në dimrin e viteve 2011-2012. Në zgjedhjen më agresive të karrierës së tij, Putini përdori “rikthimin” e Krimesë tek Rusia, për të zëvendësuar progresin ekonomik dhe rritjen e të ardhurave si një gur themeli i popullaritetit të tij, dhe kësisoj i legjitimitetit të regjimit të tij. Dhe kjo qasje funksionoi. Popullariteti i Putinit u rrit nga mesatarisht 65 për qind në vitet 2012-2013 në 81 për qind gjatë viteve 2014-2018.

Duke e gjetur tani veten në një pozitë më delikate në aspektin politik dhe ekonomik më shumëse në vitet 2012-2013, dhe me zbehjen e “konsensusit të Krimesë”, Putini mund të kërkojë të përsërisë atë që e ka bërë shumë mirë në të kaluarën: luftërat e shkurtra fitimtare.
Praktikisht i panjohur kur u emërua si kryeministër në gushtin e vitit 1999, popullariteti i Putinit u rrit me rreth 80 për qind që në muajt e parë të vitit 2000 kur ai nisi atë që u bë lufta e dytë e Rusisë në Çeçeni.
Vlerësimi publik më i lartë i arritur ndonjëherë, 88 për qind në shtator 2008, erdhi pas një luftë 5-ditore kundër Gjeorgjisë “Interpretimi publik në Moskës ishte se “ky është fillimi i Luftës së Tretë Botërore dhe ne po fitojmë!”.
Nëse Putini dëshiron të nisë një luftë tjetër të shkurtër fitimtare, synimet do jenë në secilin rast më se të qarta. Kandidatë për t’u pushtuar janë të paktën 5 vende fqinje. Tre prej tyre, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina, janë vendet e “konflikteve të ngrira”, që mund të dërrmohen lehtësisht nga trupat ruse apo milicitë e mbështetura prej tyre brenda këtyre vendeve apo në kufijtë e tyre.
Një tjetër vend, Bjellorusia, është gjysmë e bashkuar me Rusinë. I pesti, Kazakistani, ka më shumë rusë etnikë, 3.5 milion, më shumë sesa çdo shtet post-sovjetik përveç Ukrainës, me vendbanimin më të përshtatshëm që gjendet në 6 provincat veriore që kufizohen me Rusinë.
Por këto 5 luftëra të mundshme nuk do të vlerësoheshin aspak me ambicien e Putinit për “ide të mëdha”, apo me misionin e tij të vetë-imponuar për të rivendosur nderin e Rusisë dhe për t`u hakmarrë për poshtërimin e saj të dikurshëm.
Këto kritere do të përmbusheshin nga një sulm i shpejtë dhe fitimtar në krahun lindor të NATO-s, të vendeve anëtare të aleancës Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, një sulm që në fund do të ekspozonte NATO-n si një “tigër prej letre”.
Burimet: “Euractiv”, “Politico.Eu”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje