Futboll

EURO 2020/ Ceferin hedh poshtë hipotezën për ndeshje me dyer të mbyllura

Hipoteza për t’i luajtur ndeshjet e Europianit të ardhshëm me dyer të mbyllura, nuk është në tavolinën e UEFA-s. Është një pohim i numrit 1 të institucionit që drejton futbollin europian, Aleksander Ceferin, i cili gjithashtu ka thënë:

“Çdo qytet që do të presë ndeshjet e Europianit në verë duhet të garantojë praninë e tifozëve. Kemi disa skenarë në tavolinë. E vetmja garanci që mund të ofrojmë është se opsioni për t’i luajtur ndeshjet e turneut me stadium të boshatisura, nuk është marrë fare në konsideratë”.

Foto ilustruese. Logoja e Europianit. Gazeta Si, 16 mars 2021

Gjatë kësaj kohe në fakt ka pasur shumë hipoteza në lidhje me Europianin, që sipas programit, duhet të luhet në qytete të ndryshme të kontinentit. Britania e Madhe, një nga vendet që do të presë disa ndeshje të kompeticionit, ka hedhur idenë për zhvillimin e gjithë Europianit aty, duke qenë se deri në verë do të jetë vaksinuar pjesa më e madhe e popullsisë së saj. Dhe kjo nuk është një hipotezë për t’u nënvlerësuar.

Megjithatë, drejtuesit e UEFA-s i qëndrojnë besnikë versionit fillestar, të paktën deri tani. Ceferin mohon zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë, por gjithçka do të shihet në vazhdimësi, pasi situata varet direkt nga pandemia që ka mbërthyer globin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë