Ndalesa e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në Vlorë ishte shumëplanëshe.
Fillimisht, ai zhvilloi një vizitë në dy fabrika vaji në Novoselë, më pas biseda me aktorë të njohur të këtij qarku e deri edhe në takime spontante me qytetarë.
Në të gjitha takimet, Basha kishte një thirrje për vlonjatët; të votonin në zgjedhjet e 25 Prillit.
“Të gjithë duhet të bëhemi bashkë se ndryshimi vjen vetëm me votë. Po qëndrove në shtëpi duke u lutur nuk sjell gjë.
Të gjithë tek kutitë e votimit me 25 prill, sepse shqiptarët janë të bashkuar për të ndryshuar dhe do të ndryshojë.
Nga Shkodra në Vlorë, e shoh që ka nisur ndryshimi. Detyra jonë është që këtë ndryshim ta bëjmë real me votën më të madhe popullore që ka njohur vendi…”, tha ai.
Krahas shpalosjes së programit të PD-së, (konkretisht atë për bujqësinë për 100 mln euro subvencione për fermerin), Basha po del nga ‘guacka’ e diskurit politik, duke lëshuar batuta. Kësaj here për Bujar Leskajn sa herë që Rama i kujton këtij të fundit rakinë.
“Unë i kam rënë pikës. Dikujt i ka rënë infarkti kur ka ardhur Bujari (Leskaj) këtu. Të kishte një njeri si Bujar Leskaj, ai që e shan përditë do e klononte 12 herë ta vinte në krye të çdo qarku”, tha Basha, duke konfirmuar se Bujar Leskaj është në krye të ekipit të PD-së për Vlorën. “Ai është në krye të ekipit dhe do u shërbejë vetëm ju”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje