Presidenti Ilir Meta do të bëjë publike në ditët që vijnë planin e tij për mbrojtjen e votës më 25 prill, që e njoftoi gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar ditën e hënë.
Në lidhje me këtë plan, Presidenti shprehu bindjen se ka mbështetjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht bindjeve të tyre partiake.
“Çdo qytetar i ndershëm dhe patriot, pavarësisht nga bindjet e tij partiake, është 100 për qind dakord me Presidentin që nuk duhet të vihet më dorë mbi votën e qytetarëve, sepse prandaj jemi në situatë kaq të rëndë që udhëheqim në nivel botëror për shpopullimin e vendit”, tha ai.
Meta bëri thirrje që të qëndrohet larg përpjekjeve për të cenuar votën.
“Të gjithë t;i mbajnë duart larg nga votat e qytetarëve shqiptarë! Të gjithë të kontribuojnë për një fushatë sa më civile dhe europiane. Të gjithë të paraqesin alternativat e tyre se çfarë kanë bërë dhe çfarë do të bëjnë më mirë në të ardhmen”, vijoi ai.
Presidenti vlerëson si pozitiv faktin që qytetarët, veç partive mund të zgjedhin edhe kandidatin e preferuar, si një mundësi për të përëçuar një mesazh tek kryetarët e partive.
“Se drejtuesit e partive dhe forcat politike duhet të përzgjedhin dhe promovojnë njerëz me integritet në Kuvendin e Shqipërisë”, tha ai.
Meta tha se Presidenca është kala e papushtueshme e demokracisë dhe paralajmëroi se rivendosja e demokracisë në të gjitha institucionet e vendit është e pashmangshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje