Lukas Podolski do t’i japë lamtumirën Antaliasporit dhe Turqisë në fund të sezonit. Arsyet kanë të bëjnë me një sërë problematikash që kanë sjellë imepnjim të pamjaftueshëm nga ana e tij, por edhe me filozofinë e lojës në kampionatin turk, që sipas tij, është shumë i pafavorshëm për sulmuesit.
Sipas “Sport.Pl” dhe “Fanatik”, lojtari që ka pasur përvoja edhe në Japoni, Angli e Itali, përveç Gjermanisë, e sheh të ardhmen larg Turqisë. “Sinqerisht, ndihem ende mirë, jam në formë dhe kam disa oferta. Mendoj se deri në verë do të kem edhe të tjera. Për momentin, plani im është të largohem në verë, kur më përfundon kontrata”, – ka shpjeguar sulmuesi gjerman.

Më pas Podolski jep të tjera detaje që kanë të bëjnë me mënyrën e jetesës, por edhe me mënyrën e lojës në futbollin turk: “Unë dhe familja ime duhet të ndihemi mirë aty ku jetojmë dhe nuk varet vetëm nga ofertat financiare që do të kem. Bëhet fjalë për një sërë gjërash. Pata një dëmtim në kavilje, kur e kalova vajza ime u infektua nga Covid-19 dhe duhej të qëndroja në karantinë.
Pastaj, këtu luhet me skemën 6-3-1 dhe lojtarët sulmues si unë nuk kanë hapësira për filozofinë e skuadrës. Për këtë arsye nuk kam pasur vazhdimësi në lojë kohët e fundit”, – ka theksuar ish-lojtari i Këlnit, Bajernit, Arsenalit dhe Interit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje