Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, gjatë prezantimit të kandidatit Vullnet Sinaj, kërkoi që të votohet masivisht PS.
“Shikoni listat e Vlorës për deputet. Asnjë që banon në Vlorë nuk e kanë në listën fituese. Asnjë nuk e kanë që banon në Vlorë. Kanë një listë të shitur nga Luli në Tiranë. Në listën tonë ka përfaqësi politike dhe njerëz që banojnë në Vlorë. Këtu harmonizohet ekipi, edhe politika qendrore edhe përfaqësimi lokal…”, tha Gjiknuri.
Gjiknuri u ndal edhe tek zgjedhjet që kanë në dorë banorët në fletën e votimit me emrat preferencial dhe siglat e partive.
“Dua tu them të gjithëve se natyrshëm në fletën e votimit ka disa emra. Rekomandimi im dhe thirrja ime është se më e rëndësishme se sa vota personale, vlera e vullnetit do të jetë që të marrë vota Partia Socialiste. Ne jemi ekip, ne luajmë për 9 mandate dhe shanset janë reale. Jo më kot kemi vënë në atë pozicion një grua nga komuniteti çam për tu thënë të mos çojnë votat dëm por të zgjedhin një vajzë vlonjate tek Partia Socialiste duke garantuar përfaqësimin e tyre. Me 9 mandate ne dalim qarku kampion dhe japim mesazhin e burrërisë se siç na nderove si komunitet të nderuam me votë duke të futur në borxh politik për të vazhduar rrugën e nisur për Vlorën që Duam”, insistoi Gjiknuri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje