Partia Demokratike thotë se i vetmi sukses në fushën e energjisë i qeverisjes në dy mandate të Edi Ramës është abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave të qytetarëve shqiptarë.
“Sot Rama sjell me vete më shumë premtime boshe. E vetmja gjë që Rama ka bërë pёr sektorin e energjisё në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë – pёr t’ua dhёnё miqve tё tij”, deklaron PD përmes zëdhënëses për fushatën, Floriana Garo.
Opozita mendon se ata që kanë dështuar në 8 vite nuk mund të kenë sukses në 4 vitet e tjera dhe u bën thirrje shqiptarëve që më 25 prill të votojnë, sipas saj, ndryshimin.
“Ndërsa vende si yni arritёn tё kishin sukses, Shqipëria dështoi sepse pengohej nga Rama. Ёshtё koha për një ndryshim. Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite me rradhё – energji, ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë”, vijoi Garo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje