Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Buxhetin dhe Administratën, Johannes Hahn.
Gjatë bisedës, Basha tha se në rast fitoreje, objektivi i PD-së pas 25 Prillit është konferenca e parë ndërqeveritare, duke sqaruar për pasojë edhe qëndrimin e tij lidhur me reformën në drejtësi
“Shqiptarët e kuptojnë që afrimi me Evropën do të thotë përmirësimi i jetës së tyre. Përmirësimi i kushteve të tyre të jetesës, përmirësimi i mundësive përmes më shumë vendeve të punës që do të vijnë përmes më shumë investimeve dhe sundimit të ligjit.
Dhe kjo është arsyeja pse është e një rëndësie të madhe që reforma në drejtësi që ka filluar në 2016 gjithashtu të përshpejtohet, të zbatohet plotësisht.
Me ne nuk do nuk do të ketë asnjë pengesë nga parlamenti i ardhshëm dhe ekzekutivi i ardhshëm në zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Kontributi i vetëm që partitë politike mund të japin që reforma në drejtësi të ketë suksesin e plotë është të qëndrojnë larg, të mbajnë duart larg reformës në drejtësi…”, premtoi Basha.
“Unë vetëm mund t’i konfirmoj ato çfarë the Luli përsa i përket rëndësisë së sundimit të ligjit dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Jam i sigurt që një vend si Shqipëria që ka bërë shumë përpjekje dhe mbaj mend mirë se kjo është bërë e mundur vetëm fale angazhimit tuaj.
Ishte rasti kur për hir të interesave kombëtare ju si opozitë bëtë kompromis me qeverinë dhe sigurisht toleruat disa mangësi me qëllim që të realizohej reforma dhe kjo ishte e jashtëzakonshme.
Dhe e them sërish e sërish se kjo për Ballkanin Perëndimor është e pazakontë.
Në rast se një qeveri e re shqiptare do të jetë shumë e angazhuar ky do të ketë një impakt të konsiderueshëm.
Unë mund t’ju mbështes në të gjitha përpjekjet tuaja dhe mund t’ju konfirmoj se kjo është shumë e rëndësishme”, tha Hahn gjatë komunikimit online me Bashën
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje