Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të EMA-s që vaksina AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit është e sigurt dhe efikase në luftimin e koronavirusit. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se tashmë gjithë fokusi duhet të jetë te vaksinimi për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve.
“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA. Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita” shkruan Rama.
Skepticizmi ashtu në shumë vende të BE-së edhe në Shqipëri ishte i madh për këtë vaksinë, teksa shumë mësues refuzuan që të pranojnë injektimin duke parë që disa shtete e pezulluan. Por EMA, sot kishte një lajm të mirë; vaksina AstraZeneca është e sigurt.
Drejtuesja e EMA-s, Emer Cooke u shpreh se sot komiteti ka vendosur se “kjo është një vaksinë e sigurt dhe efektive” dhe përfitimet tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm. Doza, sipas saj, nuk shoqërohet me rritje të rrezikut të përgjithshëm të eventeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje