Asnjë problem për Romën në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të Ligës së Europës. Skuadra e trajnerit Fonseka ka fituar edhe në Ukrainë ndaj Shakhtarit, me rezultatin 1-2, ndërkohë që ndeshjen e parë e kishte fituar thellë, 3-0. Kumbulla me shokë vazhdojnë kështu aventurën europiane, duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Europës.
Sulmuesi Borja Majoral ishte njeriu i ndeshjes, autor i dy golave për Romën. Dopieta e tij në pjesën e dytë preu çdo shpresë të ukrainasve për kualifikim. Vendësit shënuan vetëm golin e nderit me Moraesh.
Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, ishte në fushë nga minuta e parë në këtë ndeshje, ku paraqitja e tij ishte e nivelit mesatar. Futbollisti kuqezi u vlerësua me notën 6 nga shtypi sportiv italian. Kohët e fundit Kumbulla po luan me shumë me Romën dhe pritet që për ndeshjet e Kombëtares të jetë në formë optimale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje